Nëndeklarimi i pagave, Buxhuku: Policia s’mund të shkojë tek dera e biznesit, Rama nxori biznesin armikun e pensioneve

Nëndeklarimi i pagave, Buxhuku: Policia s’mund të shkojë tek dera e biznesit, Rama nxori biznesin armikun e pensioneve

Kreu i Konfindustria-s, Gjergj Buxhuku, për aksionin e paralajmëruar policor për nëndeklarimin e pagave thotë se nuk mund të shkojë policia e rendit tek dera e biznesit për të trokitur.

Duke folur në emisionin “MCN Economy”, ai u shpreh se përdorimi i policisë karshi biznesit të jep idenë e një shteti policor dhe se është një shfaqje e papranueshme për një sistem demokratik.

Sipas tij, Kryeministri Edi Rama nxori biznesin faktorin kryesor për pensionet.

Dalja e Kryeministrit në krah me ministrin e Brendshëm, është një shfaqje e papranueshme për një sistem demokratik.

Unë mendoj se e ka marrë lehtë, se realisht nuk mund të shkojë policia e rendit te dera e biznesit për të trokitur, duhet të shkosh me letra dhe me letra shkojnë institucionet tatimore.

Ose Kryeministri ka menduar ta bashkojë ministrinë e Brendshme me të Financave, kjo është gjë tjetër. Por sot janë dy institucione të ndara.

Është gabim sepse të jep idenë jo vetëm për brenda por edhe jashtë vendit, që pa të drejtë dikush që sheh nga jashtë thotë se kemi të bëjmë me një shtet policor.

Është shfaqje e papranueshme për një sistem demokratik. Nuk mund të zgjidhen këto çështje nga policia e rendit.

Çfarë fraksioni zënë këto kontributet e padredhura të siguracionit në buxhetin e shtetit?

40 milionë euro llogaritet totali i nëndeklarimit të pagave. Shfaqja e Kryeministrit nuk ishte për të zgjidhur çështjen, por këta të tjerët që nuk kanë paguar sigurimet.

Mesazhi i Ramës për vjedhjen e pensioneve nga bizneset, thjesht politikë. Ai nxori biznesin fajtorin kryesor për pensionet dhe armikun kryesor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy