
Një aksident tragjik i ndodhur pasditen e djeshme në aksin Shkodër – Velipojë i mori jetën një familjeje të tërë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Sektor” pranë kishës së Velipojës.
Një automjet tip “Alfa Romeo", me targë AA 474 NJ, është përplasur me një fuoristradë me targa AA292L.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i “Alfa Romeos”, Edmond Preka, 40 vjeç, vajza e tij 5 vjeçe, dhe djali 9 muajsh. Ndërsa në gjendje të rëndë është vajza 10-vjeçare e tij dhe bashkëshortja 36-vjeçare Etleva Preka.
Nga aksidenti mbetën të plagosur rëndë edhe dy personat që udhëtonin me mjetin tjetër: Sokol Muja Ndrekë Gjergji.
Grupi hetimor që mbërriti në vendngjarje ka bërë me dije se shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara dhe errësira në rrugë.



