I sëmurë apo sërish i dehur? Juncker-in nuk e mbajnë këmbët në darkën e liderëve të NATO-s (VIDEO)

I sëmurë apo sërish i dehur? Juncker-in nuk e mbajnë këmbët në darkën e liderëve të NATO-s (VIDEO)

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ra në sy për problemet shëndetësore gjatë darkës gala të liderëve të NATO-së në Bruksel. Juncker u pa në vështirësi ndërsa ecte dhe e kishte të vështirë të ngjiste shkallët apo edhe të mbante ekuilibrin.

Pamjet e filmuara mbrëmjen e së enjtes në Parc de Cinquantenaire në Bruksel tregojnë sesi atij disa prej të pranishmëve i erdhën në ndihmë, mes tyre edhe kryeministri i Holandës dhe presidenti i Ukrainës.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, i tha medias belge VRT se shkak mund të jenë problemet që Juncker ka me shpinën. “Mesa di unë, ai nuk ka ndonjë problem serioz, por për ca kohë ka pasur një problem me shpinën”.

Juncker pati deklaruar para parlamentit irlandez në qershor se vuan nga nervi shiatik (dhimbje që përshkon të njëjtin nerv dhe që zbret në pjesën fundore të shtyllës dhe në këmbë), i cili i shkakton herë pas here probleme me ecjen.

Juncker e bëri këtë sqarim pasi të gjithë e vunë re sforcimin e tij për të ngjitur shkallët e podiumit të parlamentit irlandez. Ai u tha deputetëve irlandezë se nuk ishte i dehur, por nganjëherë kishte të tilla probleme për shkak të nervit shiatik të acaruar pas një aksidenti me makinë.

“Do të doja të isha i dehur”, shtoi Juncker në atë rast.

Në fakt, Juncker njihet si pijedashës dhe është shfaqur disa herë i dehur në evente të rëndësishme. I tillë ishte rasti i samitit të partneritetit të BE me vendet e Evropës Lindore, mbajtur në Letoni, pak muaj më parë.  Juncker mbërriti i buzëqeshur dhe i “përshëndeti” thuajse të gjithë liderët evropianë me nga një shuplakë, por edhe me të puthura jo të përshtatshme për takime të një niveli te tille.

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy