"O poet o aktori i likes pse e zgjodhe President apo ashtu...." , Rama i përvishet komentuesit

"O poet o aktori i likes pse e zgjodhe President apo ashtu...." , Rama i përvishet komentuesit

Kryeministri Edi Rama, është mjaft aktiv në rrjetin e tij social “Facebook”, ku publikon aktivitete e tij të ditës por jo vetëm. Në rubrikën “foto e ditës”, dje ai kishte shpërndarë një foto ku shikohet duke i dhënë lejen e legalizimit të shtëpisë një personi me aftësi ndryshe.

Por të shumta kanë qenë komentet nga ana e qytetarëve lidhur me foton por jo vetëm. Duke qenë se dje u zgjodh President i ri i vendit Ilir Meta, një komentues i shkruan se pse zgjodhi Liken duke nënkuptuar Ilir Metën si President. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama i cili thotë se ka zgjedhur një President jo vetëm për vete por edhe për PD. 

Komentuesi: O poet o aktori i likes turp o plera te votuam ty Jo liken po ashtu populli e votonte vete liken

Rama: Qetesohu Jorgo, ne me paç votuar me ke votuar per kete detyren qe kam tani, jo per president konsensual se mua PD s’me sheh dot me sy. Keshtu qe kemi zgjedhur nje President edhe per ata jo vec per vete, prandaj po te mendosh pak me holle e kupton qe s’ka arsye te trashesh zerin 

Komentet e plota

Komentuesi: Sapo prete ne bese te gjithe popullin qe Ju zgjodhi dhe mbase do Ju besonte perseri voten e tyre, do benit Shtet Ju Z. Kryeminister!! Nuk dijme si te mbrojme politiken e vendit tone neper Universitet Europiane, se jemi bere shembull te keq qeverisjes dhe te aferave korruptive.

Rama: Ne cilen bese Joana per cfare konkretisht? Ndersa sa per Universitetet Europiane nuk eshte aspak e veshtire t’i mbrosh politikat e qeverise sone, perkundrazi!

Komentuesi: o njeri ordiner si ste vjen turp qe ben sikur perkulesh para tij qe eshte shtresa qe ke persekutu ne menyr sistematike dhe vjen nje moment qe i numeron si vota dhe jo si njerz te pafshin ne vend te ti.

Rama: Turp mbase mund te te vije ty Florjan qe e paske bere lanet edukaten elementare dhe sa per persekutimin, ky djali mori dicka qe e priste prej shume kohesh apo askush s’ishte kujtuar t’ia jepte! Keshtu qe respekt per njerezit Florjan se gjyshja ime shkodrane thoshte, mllefi e zeza e shpirtit te atij qe e ka

Komentuesi: Po pse i bani amin ketij ti kerkohet llogari per ato qe si ka ba e per ato qe ka vjedh se per ato qe ka ba i ka ba me taksat e juaja mos ju bani te lehte punen kujdo qeveritari qofte i majte e i djathte kjo jo respekt per qeveritaret se nuk e meritojn se pushteti ju xan syte e ndrase jeni rrogtare ju bashin paret por servilizmi asht vesi i dobet i moralit njeriut ja kaloshi mire ja pashi hajrin ky se meriton as nje vote.

Rama: Injac, taksat i kishin edhe ata perpara po bene vetem rrumpalle.

Komentuesi: Uaaaa saa foto kryeveper!!Mos me thuaj qe i premtuat Vettingun dhe u cua ne kembe nga gezimi?!

Rama: Jo s’ta them kete Vini se nuk e fyej dot kete djalin ketu ne foto

Komentuesi: Apo lodhesh o roje duke fshire komentet “negative” per ju, por te drejta per popullin Shqiptar qe po zhgenjehet dita dites e me shume…..he tkeqen se mbeshtetesit e Rames jemi tgjith ne qe shprehim zhgenjimin. Hajt me krah te lehta do kesh pune keto dit duke fshir komentet.

Rama: Per cfare je zhgenjyer ti Deon se nuk kuptova?!

Komentuesi: Nga kush prisni shtet ju nga ky dhe une qe e votova perse ky doli me ajduti i ajdutve dhe vuri krye ajdutin dhe tradhtarin president cfare ka bere ky cfare reformash cfare punimesh ky e shkataroj cdo gje dhe po vazhdon me keq.

Rama: Ti nuk ditke te genjesh si Luli, prandaj shko me shpesh ne Cader

Komentuesi: O poet o aktori i likes turp o plera te votuam ty Jo liken po ashtu populli e votonte vete liken

Rama: Qetesohu Jorgo, ne me paç votuar me ke votuar per kete detyren qe kam tani, jo per president konsensual se mua PD s’me sheh dot me sy. Keshtu qe kemi zgjedhur nje President edhe per ata jo vec per vete, prandaj po te mendosh pak me holle e kupton qe s’ka arsye te trashesh zerin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy