Gafa e policit rrugor, gjobit veten gabimisht dhe detyrohet të paguajë gjobën

Gafa e policit rrugor, gjobit veten gabimisht dhe detyrohet të paguajë gjobën

Një oficer policie në Britani i vuri gjobë vetes aksidentalisht. Në formularin ku konstatohet shkelja (taksa të papaguara), ai gabimisht shkroi emrin e vet, në vend që të shkruante atë të pronarit të mjetit. Polici që kryen detyrën si pjesë e njësisë së policimit të rrugëve në West Yorkshire, Britani, u ofrua për ta paguar vetë gjobën. Ligji parashikon se në rast të mosshlyerjes së gjobës prej 81 paund, ai do të dalë para gjyqtarëve.

Episodi është bërë publik falë një postimi që kolegët e tij kanë bërë në Tuiter. Duke bërë shaka, ata shprehen në postim se ky është një rast për të festuar. “Një dëfrim në zyrë, pasi një nga kolegët tanë plotësoi gabim formularin, duke gjobitur veten për taksat e pashlyera të makinës së dikujt tjetër”, shkruajnë ata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy