OKB konfirmon se të paktën 1,081 civilë kanë vdekur dhe 1,707 janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin, duke shtuar se numri i vërtetë i vdekjeve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.
Monitoruesit po punojnë për të verifikuar raportet për vdekje të mëtejshme në vendet e luftimeve intensive në rajone të ndryshme, duke përfshirë Donestsk-un, ku ndodhet qyteti i Mariupolit.
OKB-ja ka thënë më parë se shifrat e viktimave janë më të larta se numrat zyrtarë për shkak të vështirësisë në marrjen e informacionit nga zonat e goditura nga lufta.



