Poloni, protesta virtuale kundër ligjeve të abortit dhe edukimit seksual

Poloni, protesta virtuale kundër ligjeve të abortit dhe edukimit seksual

Grupet për të drejtat e njeriut në Poloni kanë filluar një protestë në internet kundër një projektligji shumë të diskutuar mbi abortin dhe edukimin seksual.

Deputetët polakë kanë vendosur të marrin në konsideratë ligje të reja për të cilat janë shprehur se do të ndalonin në mënyrë efektive abortet.

Në një tjetër projektligj thuhet se përbën krim të mësosh ose të promovosh edukim seksual për ata që janë nën moshën 18 vjeç.

Por protestat në rrugë nuk janë të mundshme, pasi Polonia ka ndaluar mbledhjet në grup si pjesë e gjendjes së saj të jashtëzakonshme, të shkaktuar prej pandemisë së koronavirusit.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se ndalimi i abortit, dhe ligjet e edukimit seksual "nuk duhet të përshpejtohen nën mbulesën e COVID-19".

Protestat virtuale po zhvillohen nën hashtagun #ProtestAtHome, njofton "Euronews".

Mijëra aktivistë kanë postuar selfie në internet, disa madje duke qëndruar para Parlamentit Polak për të treguar se mesazhi i tyre u drejtohet deputetëve polakë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy