Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët marrin Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët mbajnë Senatin (VIDEO)

Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët marrin Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët mbajnë Senatin (VIDEO)

Demokratët rimarrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, por republikanët ruajnë epërsinë në Senat. Ky është rezultati i zgjedhjeve të mesit të mandatit, i cili “dënon” presidentin Trump me humbjen e kontrollit të njërës prej degëve të Kongresit, ndërkohë që i mbeten edhe dy vjet nga përfundimi i mandatit.

Megjithatë, për Trump duket se ky nuk është problem. “Nuk do të jetë luftë” është shprehur ai gjatë ditës së votimit, kur bashkëpunëtorët e ngushtë e vunë në dijeni për epërsinë e demokratëve. Edhe në mesazhin e parë pas zgjedhjeve, Trump flet për një “sukses të jashtëzakonshëm”.

Edhe pse nuk ishte një cunami, fitorja e demokratëve shihet si “një dallgë blu”, të paktën sa i përket Dhomës së Deputetëve, ku arritën të marrin 53 vende. Por nuk kanë qenë kaq me fat në sfidën për Senatin, ku kanë humbur garën në shtete kyçe si Teksasi dhe Florida.

Mes emrave të njohur që janë rikonfirmuar si senator janë ish-kandidati democrat për Shtëpinë e Bardhë, Bernie Sanders; senatorja e Masaçusetsit që shihet edhe si kandadate presidenciale në 2020-n, Elizabeth Warren; ish-kandidati për zv.president i Hillary Clinton, Tim Kaine etj.   

Por edhe hyrjet e reja nuk bëjnë më pak lajm. Në radhët e demokratëve shtohet 29-vjeçarja Alexandra Ocasio-Cortez nga Nju-Jorku; Rashida Tlaib në Miçigan dhe Ilhan Omar në Minesota, të cilat bëhen deputetet e para myslimane, Sharice Davids në Minesota, amerikania e parë që përfaqëson vendasit e hershëm, dhe Jared Polis nga Kolorado, guvernatori i parë gei.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy