Shabani: Në çdo zgjedhje kemi sjellë votues të rinj. Partitë e vjetra i bëjnë takimet me regji

Shabani: Në çdo zgjedhje kemi sjellë votues të rinj. Partitë e vjetra i bëjnë takimet me regji

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani deklaroi në emisionin “Aranutistan” se votuesit interesaxhinj në Shqipëri janë pakicë, çka e tregoi edhe fakti që në zgjedhje votuan vetëm 40 për qind.

Shabani shtoi se partitë e vjetra në Shqipëri si PS dhe PD i bëjnë i bëjnë takimet me njerëzit me regji duke mos ndërtuar marrëdhënie njerëzore me qytetarët.

Në çdo shoqëri ka një grupim që është ekstremisht interesaxhinj. Shohin interesin material. Unë mendoj që janë pakicë, edhe këto zgjedhje treguan që ishin pakicë. Edhe në këto zgjedhje votuan 40 për qind. 60 për qind e shqiptarëve, 50 po të duash, sepse 10 për qind mund të jenë jashtë, nuk është me këta, s’e ka lidhur votën me vendin e punës, s’e ka shitur votën.  Është një pjesë e madhe e shqiptarëve që janë ndryshe. Ata që nuk votojnë i shoh si dështim të punës sonë. Ata janë votues të lirë sepse fakti që nuk kanë shkuar të votojnë, tregon që kanë qenë të lirë të mos votojnë. Ne kemi sjellë votues të rinj në zgjedhje, por duhet të bëjmë më shumë. Ajo është sfida dhe elektorati që përpiqem t’i flas.

Prandaj po bjerren këto parti sepse nuk ndërtojnë marrëdhënie njerëzore me votuesit e vet. Politika është kontakt me njeriun e zakonshëm. Nuk i kanë këta. Jo Lulzim Basha, po asnjë nga këta. Ka vite ku takimet janë me regji dhe pjesëmarrësit janë vetëm sfond.

Nëse herën e parë ishim spontan, këtë radhë kemi qenë më të organizuar, u kemi rënë derës. Duke na njohur më shumë njerëzit në zgjedhjet e ardhshme mund të kemi 2-3 apo 4 herë më shumë në Tiranë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy