Vdes në moshën 37-vjeçare gruaja më e shëndoshë në botë

Vdes në moshën 37-vjeçare gruaja më e shëndoshë në botë

Eman Ahmed Abd El Aty, e cila mendohet se ka qenë gruaja më e shëndoshë në botë, ka ndërruar jetë vetëm pak kohë pas ditëlindjes së saj të 37-të.

Ahmed vuante nga një çrregullim i rrallë i tiroides, e cila i kishte prekur metabolizmin, me një seri ndikimesh negative në zemër, veshka dhe sistemin e frymëmarrjes.

Ahmed kishte udhëtuar nga Egjipti në Mumbai për një trajtim më të specializuar.

Ajo peshonte 504 kg kur u shtrua në spital dhe humbi 250 kg pas një operacioni.

Para se të kryente ndërhyrjen, ajo nuk kishte dalë nga shtëpia për 25 vjet me radhë për shkak të pamundësisë për të lëvizur.

Operacioni që ajo kreu ishte praktikisht heqje e një pjese të stomakut,q ë u pasua nga një dietë e cila konsistonte në ushqime të lëngshme.

Ahmed u transferua në Burjeel Hospital në Abu Dhabi pas debateve të familjarëve dhe titullarëve të spitalit në Mumbai lidhur me koston e trajtimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy