Një konflikt me armë ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Triportit në Vlorë.
Mësohet se në këtë ngjarje janë përfshirë dy persona, njëri prej të cilëve pas agravimit të situatës ka qëlluar me armë në ajër. Shumë pranë vendngjarjes ka qenë një patrullë policie e cila i ka kërkuar autorit të ulë armën, ndërsa më pas është shoqëruar në rajon.
Për shkak se ishte me autorin e ngjarjes edhe një tjetër persona, identiteti i të cilëve nuk dihet, është shoqëruar në komisariat. Aktualisht mësohet se bëhet fjalë për një 25 dhe 26-vjeçar.



