Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur në Kinë, pasi era e fortë përmbyti katër anije turistike me 84 persona në bord përgjatë një lumi në qytetin Qianxi, në provincën jugperëndimore Guizhou.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se 74 persona u shpëtuan. Për t’u përballur me situatën emergjente, u mobilizuan rreth 500 ekipe shpëtimi.
Incidenti ndodhi ndërsa Kina festonte fundin e festës së saj njëjavore të 1 Majit, një sezon kulmor për udhëtime.
Presidenti Xi Jinping deklaroi se aksidente të tjera të ngjashme kishin ndodhur kohët e fundit dhe theksoi rëndësinë e forcimit të masave të sigurisë, njoftuan mediat shtetërore.
Autoriteteve në Kinë u është thënë gjithashtu të rrisin masat e sigurisë publike gjatë sezonit kulmor turistik.



