Prapaskenat e takimit mes Putinit dhe Trumpit

Prapaskenat e takimit mes Putinit dhe Trumpit

Udhëheqësit rusë dhe amerikanë janë takuar në samitin e APEC-ut i cili është mbajtur në Vietnam.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump kanë përshëndetur njëri-tjetrin duke shtrënguar duart gjatë takimit të tyre në samitin APEC-ut i cili është mbajtur në Vietnam.

Takimi i tyre u zhvillua gjatë darkës gala të APEC’ut, ndërsa ata qëndronin pranë njëri-tjetrit. Udhëheqësit kanë veshur këmisha kombëtare vietnameze.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, Trump dhe Putin nuk kanë folur me njëri-tjetrin, raporton “Sputnik International”.

Udhëheqësit rusë dhe amerikanë janë planifikuar të mbajnë bisedimet e tyre të drejtpërdrejta në periferi të samitit, duke diskutuar mbi situatën e gadishullit Korean.

Trump i ka bërë thirrje Rusisë të punojë së bashku për të zgjidhur çështjen e Koresë së Veriut, duke iu përgjigjur Kremlinit se një propozim i tillë është në përputhje me qëndrimin e Putinit që ai vazhdimisht ka shprehur.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy