Ndërsa pak orë i ndajnë amerikanët dhe pjesën tjetër të botës nga ceremonia e betimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, e gjithë vëmendja është sot në Uashington.
Presidenti i zgjedhur ka marrë pjesë në një koncert të organizuar me këtë rast në “Lincoln Memorial”, ku ka qenë i pranishëm së bashku me familjen.
Në fjalimin e mbajtur në këtë rast, Trump tha se do të ndryshojë Amerikën.
“Do të bëjmë gjëra që nuk janë bërë për vendin tonë prej dekadash. Do ta ndryshojmë dhe për këtë ju jap fjalën”, ka thënë ai.



