Protestë kundër mbetjeve në Porto-Romano/ Banorët: Kemi frikë për jetën e fëmijëve (VIDEO)

Protestë kundër mbetjeve në Porto-Romano/ Banorët: Kemi frikë për jetën e fëmijëve (VIDEO)

Banorët e periferisë në qytetin e Durrësit janë ngritur në protestë paraditen e kësaj të diele, duke mos fshehur frikën dhe duke shprehur se 102 kontinerët të dyshuar me mbetje të rrezikshme ndodhen vetëm 20 metra larg banesave të tyre.

Banorët deklarojnë se kanë frikë jo vetëm për jetën e tyre por kryesisht për fëmijët pasi mund të helmohen nga këto mbetje të cilat i kanë kaq pranë.

Ndërkohë helmimi i tokës bujqësore apo bagëtive mund të rrezikojë shëndetin e çdo qytetari të Durrësit.

Ata theksojnë se kanë frikë të protestojnë pasi dy prej banorëve që kundërshtuan praninë e mbetjeve në këtë zonë janë shoqëruar me forcë në polici.

Banorët për këtë situatë fajësojnë institucionet përgjegjëse, pasi nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë sqarim për ta. Ato gjithashtu paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, nëse nuk do të ndërmerren masat e nevojshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy