Britania mbyllet për një muaj (VIDEO)

Britania mbyllet për një muaj (VIDEO)

Kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi mbrëmë hyrjen në fuqi të një mbylljeje të dytë kombëtare në të gjithë Anglinë nga java e ardhshme, në përpjekje për të frenuar valën e dytë të infeksioneve të koronavirusit.

Kufizimi, ndryshe nga pranvera, nuk përfshin mbylljen e shkollave dhe universiteteve dhe është planifikuar të zgjasë nga e enjtja 5 nëntor deri në 2 dhjetor.

"Nëse nuk veprojmë tani" rrezikojmë të kemi "mijëra vdekje në ditë" brenda pak javësh, tha Johnson në një konferencë shtypi, duke evokuar "një katastrofë morale" për shërbimin shëndetësor dhe vendin.

Johnson mbrojti zgjedhjen e kufizimeve lokale të miratuara javët e fundit, duke nënvizuar "kostot e mbylljes", por përballë të dhënave të reja ai zyrtarizoi veprimin për mbylljen nga e enjtja, duke ftuar përsëri popullsinë të "qëndrojë në shtëpi" .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy