Richard Gere viziton emigrantët e bllokuar në anijen “Open Arms”

Richard Gere viziton emigrantët e bllokuar në anijen “Open Arms”

Aktori amerikan Richard Gere vizitoi të premten 121 emigrantët e bllokuar që javën e kaluar në Mesdhe, pasi ekzekutivi i Bashkimit Evropian u kërkoi vendeve anëtare të tregonin solidaritet në gjetjen e një zgjidhjeje.

Me në një varkë të pajisur me një flamur ku shkruhej "Ju nuk jeni vetëm", ​​ylli 69-vjeçar i Hollivudit solli ujë dhe furnizime të tjera në anijen “Open Arms” dhe foli me disa nga emigrantët për përvojën e tyre të ikjes nga Libia e shkatërruar nga lufta.

"Gjëja më e rëndësishme për këta njerëz është që të zbresin nga varka dhe të fillojnë një jetë të re. Ju lutemi na përkrahni këtu në “Open Arms” dhe ndihmojini këta njerëz, vëllezërit dhe motrat tanë", tha Gere në një video të postuar në internet.

Emigrantët, përfshirë 32 të mitur, u shpëtuan të enjten e kaluar në Barcelona dhe tani anija po lundron në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit italian të Lampedusas. Italia dhe Malta refuzuan kërkesën e tyre për zbarkim. /Reuters/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy