Një tërmet ka goditur sot Indonezinë pikërisht në vendin ku u regjistruan mijëra viktima nga cunami i vitit 2004. Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë është ndjerë në brigjet e provincës Aceh.
Shërbimi gjeologjik njoftoi se lëkundjet ishin 8.2km në thellësi të tokës.
Autoritetet indoneziane konfirmuan gjetjen e 54 viktimave. Por ky numër mbetet provizor, pasi shumë ndërtesa janë shembur dhe mendohet se poshtë rrënojave ka njerëz të bllokuar.
Aceh ndodhet në veri të ishullit Sumatra u godit nga një tërmet 9.2 ballë që la pas më 120 mijë të vdekur.



