
Sekretar organizativ në PD Klevis Balliu në MCN live ka folur lidhur me protestën që opozita ka parashikuar të mbajë pasditen e sotme në orën 17:30. Ai tha se kjo protestë erdhi si një kërkesë nga qytetarët, protestë drejtuar nga opozita në të cilën pritet një përballje me qeverinë. Sipas tij njerëzit do të dalin në shesh për problemet dhe hallet e veta pasi ka ikur koha për denoncime dhe ka ardhur koha e veprimit.
Protesta do jetë në 17:30 dhe besoj se organizimi i saj do të jetë një nga më të mëdhatë që kemi parë dhe pse jemi koshientë se jemi ditë jave dhe shumë se kanë mundësinë të vijnë por pjesëmarrja do të jetë masive sepse ka një revoltë të brendshme të qytetarëve dhe këtë e kemi parë nga takimet që kemi pasur këto kohë në terren. Deputetët janë më të angazhuar, aksioni i tyre në parlament ka qenë tejet dinjitoz dhe kanë qenë të organizuar për këtë protestë e cila erdhi si një thirrje nga qytetarët dhe deri diku opozita u vu në akuzë pse nuk organizoheni të dilni të protestoni për inceneratorët, për ekonominë, për fermerët. Pra Shqipëria ziente dhe kjo kërkesë erdhi si një kërkesë kombëtare dhe ajo që më ka bërë përshtypje është se qytetarët të gjithë që na takonin na thoshin se jemi vonë, duhet të dalim në shesh dhe është e mirë kuptueshme.
Më tej Balliu shtoi se opozita do ta drejtojë këtë protestë, do të ketë folës politikë teksa theksoi se ditën e sotme pritet një përballje me qeverinë përmes kësaj proteste.
Opozita ka thirrur protestën ndërsa zëri do të jenë qytetarët. Është protestë që ka në thelb zëri i popullit, zëri i Zotit, ky është motivacioni i kësaj proteste. Të gjithë aleatët janë të bashkuar dhe madje më tej një grupim të shoqërisë civile. Ajo është një protestë e opozitës dhe besoj se do jenë shumë qytetarë. Njerëzit vijnë për problemet dhe hallet e veta, do të ketë gazetarë, fermerë, qytetarë të thjeshtë, do të ketë qytetarë që marrin ndihmë ekonomike gjysmën e asaj që merr një qen, ka qytetarë që vijnë për hallet dhe problemet e veta dhe të gjithëve bashkë na intereson të jemi sot në shesh për vendin, pasi në krye të shtetit kemi të njëjtin mafioz sepse bëjnë sikur arrestojnë për inceneratorët kur ne vazhdojmë dhe paguajmë sepse pronari i vërtetë është Veliaj, paguajmë për sterilizimin sepse pronari i vërtetë është rama.
Balliu tha se këtu ka rënë shteti, sistemi demokratik dhe se opozitat ekzistojnë në vendet demokratike ndërsa ata po bëjmë çmos që të përballen me këtë qeveri antidemokratike.
Këta morën dhe rropën për së gjalli çdo të mirë ekonomike të këtij vendi. Rama duhet arrestuar për kanabisin, për inkriminim në institucionet e shtetit, për sterilizimin, për inceneratorët për të gjitha. Në protesta vendos protesta se çdo të bëhet. Mendoj se sot ka rëndësi të fokusohemi te mesazhet e kësaj proteste dhe nuk duhet parë si e fundit, por kam bindjen se do jetë hapja e siparit për një përshkallëzim. Nuk është më çështja të denoncojmë apo arrestojmë por është koha për veprim. Në protestë vendos protesta, nuk është çështje skenarësh, populli është në protestë çdo gjë që do vendoset do ndodhi. Ky është një aksion që ka nisur për hir të së vërtetës, sot zhvillohet kjo protestë kombëtare dhe besoj se kjo protestë do ndajë shapin nga sheqeri dhe i hap rrugën një aksioni që ka nevojë për përshkallëzim sepse ka ardhur koha për të vepruar pasi kjo është një qeveri e korruptuar. S’ka më vlerë të denoncojmë se sistemi i drejtësisë është i kapur prandaj ka ardhur koha e veprimit. Duhen ndërmarrë hapa konkretë për ta larguar këtë qeveri në çdo mënyrë.



