Kuleba: Negociata të vështira, nuk heqim dorë nga pozicionet tona

Kuleba: Negociata të vështira, nuk heqim dorë nga pozicionet tona

Procesi i negociatave është shumë i vështirë. Delegacioni ukrainas ka mbajtur një qëndrim të prerë dhe nuk heq dorë nga kërkesat e tij. Ne insistojmë, para së gjithash, për një armëpushim, garanci për sigurinë dhe integritetin territorial.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, duke informuar lidhur me ecurinë e negociatave.

Kuleba më pas mohoi të jetë gjetur një marrëveshje në katër pika, nga gjithsej gjashtë, siç tha Presidenti turk Recep Tayip Erdogan.

Ai deklaroi për mediat, se gjuha ukrainase është dhe do të jetë e vetmja gjuhë shtetërore për Ukrainën

Ky reagim vjen pasi më herët, Erdogan deklaroi se Ukraina ishte shprehur e gatshme të pranonte katër kërkesa nga gjashtë, duke përfshirë heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO dhe njohjen e rusishtes si gjuha e dytë shtetërore.

Ministri vuri në dukje se Ukraina do të vazhdojë dialogun me Turqinë dhe të gjitha palët e tjera të interesuara për të rivendosur paqen në tokën ukrainase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy