Suedia dhe Finlanda duhet të ekstradojnë dhjetëra kundërshtarë politikë që Ankaraja i konsideron si terroristë në mënyrë që Turqia të miratojë kërkesën e tyre për anëtarësim në NATO.
Kështu tha të dielën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Së pari, ata duhet të ekstradojnë rreth 130 terroristë në mënyrë që kërkesat e tyre të kalojnë parlamentin tonë. Për fat të keq, ata ende nuk e kanë bërë këtë”, tha Erdogan në një mbledhje me të rinjtë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.
Hungaria dhe Turqia janë dy vendet e vetme që duhet të ratifikojnë kërkesën e përbashkët të Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Budapesti ka thënë se do të mbështesë zgjerimin e bllokut ushtarak dhe do ta nënshkruajë atë në fillim të këtij viti.
Ankaraja ka kërkuar vazhdimisht kushte për miratimin e kërkesës së dy vendeve për anëtarësimin në NATO.



