Nga dita e sotme, nis sezoni i ri i emisionit “Hangover” në “Tema TV”. Emisioni do të transmetohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, në orën 07:00 – 10:00.
Prezantuesit e këtij sezoni do të jenë Roza Lati dhe Kris Breshani. Emisioni do të përmbledhë që nga leximi i shtypit të ditës, informacione mbi shoubizin, telefonata me shikuesit e “Tema TV” dhe dëgjuesit e “MCN Radio”, lojëra, intervista me të ftuar të ndryshëm etj.
Programi mund të ndiqet në streaming Live në “Facebook”, “Tema.al”, Tema TV, “Mcnradio.al” si dhe në 103.1 FM në MCN Radio. Ju ftojmë që mëngjeset t’i kalojmë së bashku nga e hëna në të premte.



