Tema e Javës, e gazetares Luljeta Progni, këtë të dielë solli për teleshikuesit e Tema TV historikun dramatik dhe iniciativat më të fundit qeveritare për sa i përket çështjes së pazgjidhur të pronave në Shqipëri.
Një nga lëvizjet më të fundit qeveritare është dhe përpjekja për të hartuar një ligj i cili e adreson deri diku zgjidhjen e çështjes së pronave. Por ligji nuk është mirëpritur nga vetë ish-pronarët. Është fjala pikërisht për një pikë të nenit që ka të bëjë me zërin kadastral.
Gjithsesi mazhoranca e miratoi ligjin vetëm një javë më parë në Kuvend. Për të diskutuar pikërisht për këtë risi dhe mbi problematikat që parashikon të zgjidhë ligji i ri i pronave hartuar nga qeveria Rama, Progni zhvilloi një intervistë me zvkryeministrin Niko Peleshi i cili është ngarkuar nga qeveria në krye të grupit të punës për hartimin e kësaj iniciative ligjore.



