Austria drejt zgjedhjeve të reja, Kurz humbet besimin e Parlamentit

Austria drejt zgjedhjeve të reja, Kurz humbet besimin e Parlamentit

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka humbur një mocion votëbesimi, çka e rrëzon qeverinë e tij pas skandalit “Ibizagate”, pavarësisht se partia e tij doli fituese nga zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Mocioni i propozuar nga socialdemokratët, SPÖ, në opozitë, erdhi pasi ish-aleatët e ekstremit të djathtë, FPÖ, deklaruan se do të votonin kundër qeverisë “Kurz”.

Liderja e SPÖ, Pamela Rendi-Wagner, tha se tani është në dorën e presidentit Alexander Van der Bellen të ftojë Parlamentin për të gjetur një zgjidhje për një kabinet tranzitor deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Partia e kancelarit Sebastian Kurz, ÖVP, u rendit e para në zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Europian, duke fituar 8 pikë më shumë se në vitin 2014.

Koalicioni ÖVP/FPÖ, i cili drejtonte vendit, u përfshi nga kaosi pasi në mediat gjermane u publikua një video, në të cilën lideri i FPÖ-së, Heinz Christian Strache, shfaqet duke i ofruar kontrata publike një sipërmarrëseje ruse, gjatë një takimi në Ibiza, Spanjë.

Strache, numri dy i qeverisë, dha dorëheqjen menjëherë pas publikimit të videos.     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy