Deputetët e 18 rretheve komunale në Moskë, Shën Petersburg dhe Kolpino kanë bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit rus Vladimir Putin.
Thirrja u bë përmes një peticioni me një listë nëshkrimesh të postuar këtë të hënë në Twitter.
Ne, deputetët komunalë të Rusisë, besojmë se veprimet e presidentit të saj Vladimir Putin janë të dëmshme për të ardhmen e Rusisë dhe të qytetarëve të saj. Ne kërkojmë dorëheqjen e Vladimir Putin nga posti i Presidentit të Federatës Ruse.Teksti i peticionit është konciz dhe nuk diskrediton” askënd. Nëse jeni deputeti i komunës dhe dëshironi të bashkoheni, jeni të mirëpritur,
Kështu deklarohet në peticionin e postuar nga Ksenia Thorstrom, një deputete lokale e rrethit Semenovsky në Shën Petersburg.
Peticioni vjen pas zgjedhjeve të para rajonale dhe komunale të Rusisë që nga fillimi i luftës, të cilat sollën një fitore gjithëpërfshirëse për kandidatët pro-Kremlinit.



