Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi, thotë se dosja e AKSHI-t është ndoshta skandali më i madh sa takon shtetit.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se implikimi i aparatit shtetëror në krim, është i qartë nga gjithë të dhënat e dala.
Sipas tij, shifrat e mëdha flasin akoma më tepër dhe nëse Ergys Agasit i vërtetohen 3 milionë euro verë në shtëpi, të gjitha këto tregojnë se këto janë vetëm gjërat e kapura dhe se të pa kapurat duhet të hetohen akoma.
Muzhaqi shtoi se i gjithë rrjeti qeveritar i nivelit më të lartë, është i përfshirë në ngjarje kriminale.
AKSHI tregon se sa të prekshëm jemi ne përballë këtij lloj manipulimi që ka ndodhur, por edhe nga çështja e sigurisë. Në momentin që vidhen këto para është çështje kriminale, por kur ekziston kjo lloj mjegullnaje se si është vepruar me AKSHI-n.
Një tjetër element qe cenon sigurinë tonë kombëtare, aq më tepër në arenën ndërkombëtare, është pikërisht AKSHI. U tregohet vendeve anëtare të NATO-s dhe BE, se në Shqipëri nuk janë strukturat shtetërore që e ruajnë informacionin, por janë individë thellësisht të inkriminuar, që kanë zënë pozitat shtetërore, të cilët administrojnë këto të dhëna aq të ndershme dhe sekrete për mirëqenien dhe mbarëvajtjen e shtetit tonë.
Tashmë qartazi edhe para partnerëve tanë ndërkombëtarë, është një kërcënim i madh, të cilin ata e ndjejnë në mënyrën se si qeveria shqiptare administron në mënyrë kriminale të dhënat që kanë të bëjnë me shtetin.
Ligji penal, vjedhje, mashtrime, mënyra si jemi të ekspozuar edhe karshi partnerëve tanë. Jemi vend anëtar i NATO-s, aspirojmë të futemi në BE. Kemi një situatë të agravuar në marrëdhëniet ndërkombëtare kudo në botë. Jemi lehtësisht të shitshëm në tregun e vendeve armike.
Një person si zoti Agasi është e pamundur që të ketë funksionuar dhe vazhdojë të funksionojë në këtë formë. Të gjitha të dhënat që po kalojnë nëpër media, që janë futur në sistemin e drejtësisë dhe na bëjnë të mendojmë se deri ku do shkojnë këto problematika, se në dokumentet zyrtare na del se nuk është personi më i rëndësishëm.
Problemi është kush është personi që është mbi Agasin. Implikimi i aparatit shtetëror në krim, është i qartë nga gjithë këto të dhëna që kemi. Shifrat e mëdha flasin akoma më tepër.
Nëse Agasit i vërtetohen 3 milionë euro verë në shtëpi, të gjitha këto tregojnë që këto janë vetëm gjërat e kapura, se të pa kapurat duhet të hetohen akoma. I tërë rrjeti qeveritar i nivelit më të lartë, është i përfshirë në ngjarje kriminale.



