Opozita zhvilloi sot protestën e 22 para bashkisë së Tiranës ku hodhi akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë jo vetëm për abuzime me fondet dhe tenderat e bashkisë, por edhe për blerjen e heshtjes së prokurorisë së posaçme anti-korrupsion.
Lidhur me këtë protestë në një lidhje me studion e lajmeve në MCN TV gazetari Mariglen Kume renditi disa nga akuzat e bëra sotpublike nga opozita ku u ndal te projekti në qendër të kryeqytetit që kanë përcaktuar 7 kate pa leje.
Një akuzë tjetër nga Belind Këlliçi ishte se këtë javë Veliaj ka paguar 2,7 milionë euro për 70 makina elektrike me qira, për tre vite, çka sipas tij nëse do kishte vendosur ti blinte ato do kishin të njëjtën vlerë por në fund do të ishin në pronësi të bashkisë dhe jo koncensionarit.
Akuza tjetër e artikuluar nga këshilltari Xhonatan Pano është se taksa që merret nga arsimi shkojnë për tu paguar për inceneratorin. Ai tha se ndonëse pas pak ditësh nis viti i ri akademik shkollat nuk janë gati pasi paratë shkojnë për inceneratorin e Tiranës i cili deri tani ka shpenzuar 133 mln euro, por që s’ka asnjë incenerator për të bërë djegien e mbetjeve.
Pjesëmarrja e protestuesve sot nuk ka qenë shumë e lartë, por në muajt në vijim do të ketë dhe protesta të tjera ku janë parashikuar dhe protesta kombëtare.
Ndërsa lidhur me akuza për projektligjin e importeve të mbetjeje, Kume u shpreh se ishte në fakt këshilltarja Ilda Zhulali e cila pasi deklaroi se s’ka njeri në kryeqytet që nuk e di që Veliaj është i korruptuar, ndërsa prokurori po e amniston dhe më pas i bëri apel qytetarëve të Tiranës dhe më gjerë se duhet të qëndrojnë vigjilentë.
Me projektligjin e mbetjeve qeveria i rikthehet nismës që ndërmorën në fillim kur erdhën në pushtet por që u nda nga protestat e asaj kohe. Sipas Zhulalit duhet të qëndrojmë vigjilent sepse nga momenti në moment ata mund të sjellin në Shqipëri mbetjet të dyshuara dhe si toksike.



