Urdhri i Donald Trump për bllokimin e vizave për 7 vende myslimane mbetet i pezulluar, pasi një gjykatë e Apelit në SHBA hodhi poshtë ankesën e Shtëpisë së Bardhë. Në përgjigje të vendimit, Trump i nervozuar shkroi në twitter: "Shihemi në gjykatë, siguria e kombit tonë është në rrezik!"



