Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen e policit në Fier, 30 mijë euro shpërblim për informatorët

Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen e policit në Fier, 30 mijë euro shpërblim për informatorët

Policia e Fierit publikon fotografinë e autorit të dyshuar i cili ekzekutoi me armë zjarri efektivin e policisë Novruz Cenalia 28 vjeç.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i policisë jashtë shërbimit, shtetasi Novruz Cenalia, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj. Korrespodentja e MCN Evi Gjini raportoi se policia po punon për të bërë të mundur vetëdorëzimin e të dyshuarit.

Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin.

Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy