Goli në minutën e 100-të, Tahiri: Fitore e merituar për Tiranën, por nuk kanë stol

Goli në minutën e 100-të, Tahiri: Fitore e merituar për Tiranën, por nuk kanë stol

Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Kastriotit, duke triumfuar falë një goli të shënuar nga Dijar Nikqi në minutën e 100-të.

Në lidhje me këtë, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli ish-futbollisti Ermal Tahiri, i cili e quajti si një fitore të merituar atë të bardhebluve.

Sipas Tahirit, problemi te bardheblutë është stoli, diçka që e ka konfirmuar edhe trajneri Shehi.

Fitorja e Tiranës ishte e merituar. Pjesa e parë ishte e barabartë nga të dyja ekipet. Pjesa e dytë foli për Tiranën. Krijuan më shumë volum loje dhe kishin raste për shënim. Kjo ndeshje për Tiranën ishte fitore luksi. Nëse bëjmë disa llogari, që tani do i bëjnë të gjithë.

Tirana, kaloi Erzenin, Kastriotin dhe Egnatian, që në ndeshjet e radhës do i ketë brenda. Është e avantazhuar në vijim. Kur luan me 3 skuadra të tilla brenda, është një favor. Më bëri përshtypje se Tirana nuk ka stol.

Kanë probleme me sulmin. Me daljen e Patrick në krahun e majtë, sikur nuk është ai lojtari që kemi parë në qendër. Nikqi është ende i ri dhe do pak kohë. Ra forca e sulmit që kemi parë te Tirana. Mesfusha është shumë mirë, por jo sulmi. Për të dalë kampion, duhen edhe ndërrimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy