Ylli Manjani ka punuar edhe kryeministrit Edi Rama mku dhe pse duken shumë të afërt në temperament në fakt dhe përplasden shumë. nga emisioni Bilardo në MCN, Manjani u shpreh se gjithmonë të afërtat përplasen, ndërsa u shpreh se Rama është lider i lindur dhe shumë sharmant duke tu imponuar me ide.
Ndoshta të afërtat përplasen. Nuk e kam parë kurrë veten sfidant, jo me Ramën por me askënd. Rama kur ka hyrë në politikë ka qenë shumë sharmant, të imponohet me ide, ai është lider i lindur, nga Rama kam mësuar formën e komunikimit, ai është mjeshtër i komunikimit, Rama nuk bën kompromis me formën e komunikimit, ai e thotë se duhet ta thotë dhe pse e di që ajo që thotë e di që është e kotë, por e thotë. Duke ndjekur Ramën e mëson këtë gjë dhe për këtë i jam mirënjohës Ramës. artikulimi i idesë është shumë e rëndësishme.
I pyetur se ke qenë shumë kritik gati-gati ballit me Ramën, por kujtoj se ke thënë se mos e kujtoni Ramën budalla, ai tha se mund të kenë simptoma psikike që i ka çdo lider në të tilla raste, por budallallëk jo.
Jo, Rama budalla nuk është dhe nuk ka qenë. Asnjëri nga këta nuk është, nuk vuan nga budallalëku, mund të kenë simptoma psikike që i ka çdo lider në të tilla raste, por budallallëk jo, por ajo që një tip si puna ime që do të ruaj sepse kam mësuar se puna në politikë njeriu fillon mëson, por sfida është që do heqësh dorë nga profesioni për hir të tyre apo jo. Kjo është pyetja e madhe dhe shiko çfarë ndodh. Një njeri si Rama që është artist ka bërë institutin e artit ka mësuar një gjë që është antisistemi që është shumë seksi, provokon. Nëse unë kam bërë shkollën e ligjit, ai ka mësuar antiligjin. Artisti nuk mëson rregullin, por si të sillesh përtej rregullit, këtu është dallimi dhe nëse kërkon limite te Rama që janë limite të rregullit është shumë e vështirë në marrëdhënie pune. Nëse Fatosi të jepte çelësat e punës dhe thoshte kjo është puna jote kjo është përgjegjësi, ndërsa Rama thotë bëje kshu lerë ligjin. Pra ligji është mjet te antististemi mirëpo çfarë ndodh në politikë, fiton gjithmonë antisistemi sepse është më seksi. Kjo është esenca.
Manjani nuk ka lënë pa rrëfyer edhe pak grimca nga puna e tij me Ilir Metën ku ju dha posti i ministrit. Ai tha se Meta ka qenë politikani që i ka dhënë mundësinë qëë të tregoj veten e tij.
Kam qenë ministër i Metës, ka qenë politikani që më ka dhënë mundësinë që të tregoj veten dhe ky është vlerësim. Ne shqiptarët shkojmë gjithmonë te e keqja, më dha mundësinë dhe pse më pas më hoqi, por mirënjohjen time ja kam shprehur.



