Zhdukja e dietës mesdhetare

Zhdukja e dietës mesdhetare

Dieta mesdhetare përmendet shpesh për vlerat e saj, por po bëhet gjithnjë e më pak e pranishme në tryeza. Stili i ri i jetesës, modelet gastronomike dhe industria e ushqimit e kanë tkurrur gradualisht shtrirjen e një kulture mijëvjeçare, të cilën e pëqafuan qytetërime të shumta përreth detin që i ka dhënë emrin. Sot, kur përmedn dietën mesdhetare, flitet për ushqime si makaronat, sallami, djathrat, vaji i ullirit dhe vera, me pak fjalë, një reduktim që ka lënë pas dore të gjitha aspektet e tjera që e bënë atë ditë unike dhe të veçantë dhe që kishin të bënin me traditën, shoqërinë dhe shëndetin.

Maurizio Sentieri, një eseist dhe antropolog italian, autor i librit "Cibum nostrum", ka bërë një analizë interesante mbi mitin dhe prishjen e dietës mesdhetare.

Sot ne jetojmë një postmodernitet që na ka larguar prej kohësh nga natyra dhe ciklet e saj të prodhimit. Pasi fermerët, peshkatarët dhe barinjtë janë zhdukur, ka mbetur konsumatori ai që duhet të përcaktojë gjendjen ekzistenciale me të cilën i afrohemi asaj pjese të natyrës që ne e quajmë ushqim. Por akti i blerjes është shumë pak për të thënë se e njeh, shumë pak për të kuptuar lidhjen e tij me jetën. Paraardhësit tanë nuk kishin nevojë për edukim ushqimor, ndërsa sot është bërë një busull e domosdoshme për brezat e rinj.

Ndërkohë, dieta mesdhetare është bërë "trashëgimi e paprekshme e njerëzimit", ashtu si në sfondin e ditëve tona, food porn është kthyer në prani pushtuese dhe të përditshme. Ndërkohë, ideja e Mesdheut si djep i qytetërimit pothuajse është zhdukur, por jo ajo e zëvendësueses së saj, "dieta mesdhetare", ushqimi që bie në sy si ai në reklama, i paqartë dhe i ndryshueshëm siç janë dëshirat e konsumatorëve.

Por gjithmonë ka diçka të papritur te ushqimi: një mjet lidhës i domosdoshëm për jetën, një element që mbase më shumë se çdo tjetër zbulon marrëdhënien tonë me mjedisin dhe mënyrat me të cilat u shtojmë argëtim ditëve. Kështu, të vëzhgosh me kujdes dietën mesdhetare, dhe çfarë mbetet prej saj, do të thotë të gjesh diçka nga ajo që kemi qenë, diçka nga ato që mbase akoma jemi".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy