23% tatim për profesionet e lira, Lazimi: Demotivon shtresën e mesme! Barra fiskale të jetë më e ulët, të mos përjashtohet biznesi i vogël tregtar

23% tatim për profesionet e lira, Lazimi: Demotivon shtresën e mesme! Barra fiskale të jetë më e ulët, të mos përjashtohet biznesi i vogël tregtar

Majlind Lazimi, ekspert ekonomie deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se projektligji për tatimin e profesioneve të lira nuk i sjell ndonjë përfitim të madh qeverisë nga ana ekonomike.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Lazimi tha se ka pabarazi fiskale për profesionet e lira dhe kanë qenë madje dhe institucionet ndërkombëtare që kanë bërë thirrje që qeveria të shohë me kudjes përjashtimet e mundshme.

Sipas Lazimit barra fiskale duhet të jetë më e ulët, dhe që përjashtim të mos bëjë as biznesi i vogël tregtar.

Ka më shumë se 1 vit që diskutohet, edhe në ‘MCN Economy” sepse drafti është shtyrë. Qartazi lista e profesioneve të lira përbën shtresën e mesme të shoqërisë, mjekët, avokatët.  Edhe institucionet ndërkombëtare kanë thënë  që qeveria duhet të shohë përjashtimet e mundshme. Ka pabarazi fiskale për profesionet e lira. Nëse një biznes i vogël tregtar me xhiro  deri 14 milionë lekë është i përjashtuar, por nëse është një nga kategoritë duhet të paguajnë 15% deri në 14 milionë dhe mbi 20% për profesionet e lira. E para është mungesa e barazisë fiskale mes biznesit tregtar dhe të shërbimeve. Nuk mund të fusim në një thes si të punësuarit dhe të vetëpunësuarit që ka dhe riskun e biznesit.

Së dyti duhen parë kosto, cilat kostot do quhen shpenzime. Mund të kenë biznese që kostot operative, si printeri, qiraja, karburantet mund të kenë vlerën më të madhe të shpenzimeve. Qeveria po mundohet të nxjerrë dhjamë nga pleshti.

Kostot e operimit për të vetëpunësuarit, po i rëndon me barrë fiskale, jam dakord për një taksë 5-10% dhe biznesi vogël tregtar është mirë të kishte një taksë. 

Qeveria merr shumë pak mbrapsht se do gjenden mënyra ligjore për ta shmangur. Profesionistet e lirë ndihen të ceduar inflacioni është problematik, kemi kosto të lëndëve të para. Gjithçka është shtrenjtuar, pasiguritë e biznesit janë të lartë. Mund të krijosh nga person fizik në juridik dhe një opsion tjetër krijimi i një NIPT-i të ri. Qeveria duhet të mendojë barrë fiskale, një barrë që të ishte më racionale.

Më tej, eksperti Lazimi tha se me ligjin e ri do të vendi ynë do të ketë më pak njerëz me NIPT-e duke shtuar se profesionistët e lirë do motivohen dhe do kërkojnë të ikin.

Do kemi më pak njerëz me NIPT-e. Do demotivohen një pjesë e mirë e shtresë së mesme, të profesionistë që kontribuojnë. Ne sa vjen e po e tkurrim kapitalin njerëzor.

Edhe kapitali njerëzor nuk duhet taksuar 23%. E patëm 10% ishte normale. Tani do kemi deklarime të vogla. Duhet parë ku mund të shtohen të ardhurat buxhetore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy