MCN live vëzhgon inceneratorin e Tiranës/ Kume: Aktualisht në djegësin e sekuestruar nga SPAK po punohet, ka inerte të freskëta (VIDEO)

MCN live vëzhgon inceneratorin e Tiranës/ Kume: Aktualisht në djegësin e sekuestruar nga SPAK po punohet, ka inerte të freskëta (VIDEO)

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha se do të bëjë një kallëzim të ri në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Kryemadhi ka publikuar disa pamje me dron ku thotë se 15 hektarë është harta e depozitimeve të dherave nga kompanitë e ndërtimit, sipërfaqe e cila është jashtë territorit të landfillit.

Kamera e MCN live, ishte sot në djegësin e sekuestruar nga SPAK dhe nga vëzhgimet e gazetarit Mariglen Kume, faktet flasin se inertet janë të freskëta.

Momentalisht jemi në pjesën e pasme të territorit të inceneratorit, pikërisht aty ku është bërë edhe kjo ngjarje ku janë hedhur inertet.

Pjesa është më e freskët ku vazhdojnë të hidhen inerte, ndërsa ku ndodhem unë është pjesa që është denoncuar nga Kryemadhi, vendi ku janë hedhur inerte porse nuk ka pasur leje për të vazhduar punimet.

Bëhet fjalë për sipërfaqe e madhe në të cilën duket qartë se inertet kanë të freskëta, nga më të ndryshme, dhera, zhavor, beton, asfalt, pjesën nga më të ndryshme, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë të liqeneve apo pyjeve që dukeshin në hartën nga satelitit që denoncoj dje Kryemadhi, krahasimet e viteve 2019-2023. Është një reliev i ndryshuar, tani shohim një kodër të madhe por vetëm me dhera, inerte.

Kume pohon se po punohet aktualisht me mjete në këtë landfill.

Po shohim në groposjen e dherave shohim mjetet duke punuar momentalisht që bëjnë edhe groposjen e mbeturinave, te mbetjeve.

Këto janë momente që vazhdohet punohet, kam qenë edhe më herët dhe kam parë mbetje të depozituara nga Tirana, Durrësi, Kavaj, që i sjellin mbetjet ne këtë landfill.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy