Ndalet Twitter-i i vajzës shtatë vjeçare nga Aleppo

Ndalet Twitter-i i vajzës shtatë vjeçare nga Aleppo

Postimet në Twitter-i i vajzës shtatë vjeçare nga Aleppo që tërhoqi vëmendjen e botës janë ndaluar pas një ofensive të ushtrisë siriane, shkruan BBC.

Siç shkruan kjo agjenci, Bana Alabed me ndihmën e nënës së saj e cila është profesoreshë e anglishtes gjithçka çka ka ndodhur në Aleppo e ka publikuar në Twitter.

Megjithatë llogaria e saj është fshirë të dielën kur trupat e ushtrisë siriane kanë hyrë në qytet ndërsa në Twitti-in e fundit që e ka shkruar  nëna e saj Fatema thuhet: Jemi të sigurt se tash ushtria do të na zë rob. Shihemi në një ditë tjerë botë e dashur. Përshëndetje-Fatema”.

Sipas BBC llogaria e Bana Alabed në Twitter ka pasur më shumë se 100 mijë ndjekës. Nëna e vajzës në një intervistë për BBC në tetor ka thënë qëllimi i saj është që “bota ta dëgjojë zërin e saj”.

Ajo ka shkruar cdo ditë për jetën në luftë. Në nëntor ajo ka shkruar se është qëlluar shtëpia e tij dhe se ka “parë vdekjen me sy” ndërsa në një tjetër ka shkruar se i është vrarë shoqja.

Ndërsa në një video xhirim në të cilin shihet me të vëllanë thotë: “Vizatim me vëllain para se të arrijnë aeroplanët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy