Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, më 23 shkurt zgjedhjet e reja

Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, më 23 shkurt zgjedhjet e reja

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier urdhëroi sot shpërndarjen e Parlamentit dhe caktoi zgjedhje të reja për 23 shkurt, pas rënies së koalicionit qeveritar të udhëhequr nga kancelari Olaf Scholz.

Drupal Ad

Kancelari humbi një votëbesim më 16 dhjetor dhe po udhëheq një qeveri të pakicës pasi i ashtuquajturi 'koalicion semaforik' i tre partive 'u shemb' më 6 nëntor pas shkarkimit të ministrit të financave nga detyra.

Për këtë arsye liderët e partive kryesore vendosën të shpallin zgjedhjet parlamentare për 23 shkurt, 7 muaj më herët se sa ishte planifikuar fillimisht.

Kushtetuta gjermane parashikon se i takon presidentit të vendosë nëse do të shpërndajë Parlamentin dhe do të thërrasë zgjedhjet.

Steinmeier kishte 21 ditë për të marrë këtë vendim. Pasi të shpërndahet Parlamenti, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy