Dosjet e SPAK/ Lala: Hetimi pasuror i Veliaj, i ngjashëm me atë të Ahmetaj. Po hetohet i gjithë rrethi i tij familjar

Dosjet e SPAK/ Lala: Hetimi pasuror i Veliaj, i ngjashëm me atë të Ahmetaj. Po hetohet i gjithë rrethi i tij familjar

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në vend, duket se SPAK ka intensifikuar sulmet.

Disa nga dosjet më të bujshme, janë në vrullin e hetimeve, teksa gazetarja Klodiana Lala, e veçon atë të hetimit pasuror të Erion Veliaj.

Sipas saj, çështje e hetimit pasuror të Veliaj është i ngjashëm me atë të Ahmetaj, teksa po hetohet i gjithë rrethi i tij familjar dhe personat e afërt me të.

SPAK ka në fokus çështjen e hetimit pasuror të kryetarit të bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj. Mesa po kuptoj, duket se e vetmja, mundësi që SPAK mund ta mbërthej Veliaj, është pikërisht hetimi pasuror,

Në atë aspekt ka një hetim të detajuar, është pak a shumë i ngjashëm me atë të z.Arben Ahmetaj, nëse e mbani mend për Ahmetaj, nuk pati detaje domethënëse sa i përket rolit të tij te afera e inceneratorëve dhe firmave që ai kishte hedhur, por më pas SPAKJ e akuzoi se përfito ryshfet.

Duket se e njëjta praktikë ose procedurë po ndiqet edhe në rastin Veliaj.

Po hetohet i gjithë rrethi i tij  familjar dhe i tërë personave te tij te besuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy