Fotovoltaikët/ Çekrezi: Duhen rregulla të mbrohet konsumatori dhe të minimizohet produkti i pacertifikuar

Fotovoltaikët/ Çekrezi: Duhen rregulla të mbrohet konsumatori dhe të minimizohet produkti i pacertifikuar

Elton Çekrezi, ekspert i energjisë tha në studion e MCN Economy se duhet vendosur disa rregulla në fushën e fotovoktaikëve për të mbrojtur konsumatorin dhe në mënyrë që të minimizohet produkti jo i certifikuar.

 

Më tej Çekrezi tha se interesi për fotovoltaikët është shumë i lartë.

 

Interesi është shumë i lartë dhe për fatin se energjia është produkt që do jetë gjithmonë e më shumë i kërkuar, sidomos me tranzicionet që po ndodhin, qoftë me pjesën e transportit, IA, data center-ave.  Është kërkesë që do të vazhdojë të rritet. Ka interes nga të huajt. Ka kërkesa për të implementuar, por nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe Greqi, Italia. Është energjia më kollaj e prekshme dhe në dukje ka impakt vizual, por është energjia më kollaj e prekshme, e demontueshme. Në fund të ciklit të saj nuk ka ndotje. Nuk kanë impakt mjedisor.  

 

Fotovoltaikët konsiderohen struktura të lehta. Nuk ka impakt mjedisor. Janë struktura të lëvizshme. Janë si të bëjmë një vreshtari.

 

Kthimi i investimit, në rastin më i mirë është 3 vite, në rasti më të keq 6 vite.

 

Duhet të mirëmenaxhojmë dhe të kemi disa rregulla edhe për të mbrojtur konsumatorit. Energjia është një aset i të gjithëve ne, të ketë kontrolle të shtuara dhe për ato që janë bërë dhe të bëhen. Të minimizohet produkti jo i certifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy