Riatdhesimi i katër fëmijëve dhe një nënë nga kampi i Al-Hol ishte një lajm mjaft pozitiv, por ajo që bëri përshtypje gjatë këtij momenti ishte reagimi i ftohtë i një fëmije kur takoi nënën e tij pas 6 vitesh. Kjo gjendje sipas sociologut Gëzim Tushi vjen pas fëmijët në kamp kanë pësuar trauma, pikërisht në një moshë mjaft delikate. Në intervistën për TvT ai thotë se procesi i riatdhesimit duhet të jetë mjaft kompleks dhe nuk mbaron në momentin kur ata lëvizin gjeografikisht.
“Qeveria duhet përshëndetur, sepse përkujdesi për fëmijët është i domosdoshëm. Operacioni për shpëtimin vlen shumë. Kjo është një plagë iracionale që i shtohet shoqërisë tonë. Është urgjente të mbahet nën kujdes situata. Fëmijët janë në gjendje hutimi, siç u pa edhe sot. Riatdhesimi nuk është proces mekanik, por duhet parë në mënyrë komplekte sepse ka shumë faktorë dhe aktorë që duhen bashkuar. Familja, mjekët, psikologët. Ndikimet e izolimit, edhe në kushte normale, i dërgojnë fëmijët në kushte kritike. Gjendja e hutimit shpreh këtë situatë komplekse. Në Shqipëri ka përvojë, struktura dhe jemi marrë me procese fëmijësh që ndodheshin në emigracion dhe ishin pa prindër. Gjithsesi duhet përmirësuar sepse janë fëmijë që kanë pësuar trauma. Duhet trajtime speciale,”-u shpreh ai.
I pyetur se sa kohë i duhet një fëmije për të marrë vetën Gëzim Tushi u shpreh:
“Unë mendoj nuk mund të bëjmë prognoza sa kohë duhet, se duhet parë gjendja në të cilën janë. Tri aspekte janë urgjente: Shëndeti i tyre, trajntimi psikologjik dhe e treta është procesi i integrimit, që është më i rëndësishmi,”-deaklroi ai.



