Argjendari rus nxjerr varëse në formë koronavirusi

Argjendari rus nxjerr varëse në formë koronavirusi

Një kompani e vogël bizhuterish në Rusi e specializuar në zbukurimet me temë nga shkenca dhe ilaçet, ka krijuar një varëse në formë koronavirusi, një veprim, i cili është akuzuar për pandjeshmëri.

Kur u shfaqën pamjet e para mikroskopike të koronavirusit, disa muaj më parë, Dr. Vorobev, një firmë bizhuterish me qendër në Kostroma, një qytet rreth 300 kilometra në verilindje të Moskës, mendoi se virusi në formë të ndërlikuar mund të bëhej një shtesë e mirë për koleksionin e saj.

Shitet në internet për rreth 20 dollarë, varëset e argjendta riprodhojnë formën e virusit - një predhë rrethore e mbështjellë me thumba - që shkakton sëmundjen akute të frymëmarrjes, të njohur si COVID-19.

"Njerëzit kanë filluar ta blejnë, duke e postuar produktin në faqet e tyre të mediave sociale. Pavarësisht se sa e trishtueshme është, ajo është bërë një trend. Ka pasur një efekt viral," i tha Reuters Pavel Vorobev, themeluesi i firmës.

Virusi, i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar, që nga ajo kohë ka infektuar më shumë se 777 000 njerëz dhe ka vrarë 37 500 në nivel global.

Kompania gjithashtu prodhon varëse në formën e zemrave, mushkërive dhe helikseve të dyfishta të ADN-së.

Duke iu përgjigjur akuzave për pandjeshmëri, Vorobev tha se varëse nuk kanë për qëllim të fitojnë para në atë që është bërë një krizë ndërkombëtare.

"Pasuesit tanë në mediat sociale janë njerëz të respektuar - mjekë dhe njerëz me lidhje me ilaçin", tha ai, duke shtuar se disa ish-pacientë me koronavirus kishin blerë varëse si dhurata për stafin mjekësor që i kishte trajtuar ato.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy