OKB: Sot mund të nisen anijet e para me grurë ukrainas

OKB: Sot mund të nisen anijet e para me grurë ukrainas

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se anijet e para të ngarkesave me grurë mund të largohen nga portet ukrainase në Detin e Zi që nga sot.

Koordinatori i OKB-së për ndihmën humanitare Martin Griffiths tha nga Nju Jorku se tashmë ka anije të ngarkuara gati për të lundruar.

Ai tha se aktualisht janë duke u finalizuar koordinatat e sakta të rrugës që duhet ndjekur, si pjesë e marrëveshjes ndërmjet Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe OKB-së.

Marrëveshja e nënshkruar të premten e kaluar në Stamboll për të rifilluar eksportet e grurit nga portet e Ukrainës lehtësoi shqetësimet rreth rrezikut të një krize globale ushqimore.

Ukraina u zotua të drejtojë anijet larg ujërave të minuara, ndërsa Rusia premtoi të mos synojë anijet dhe infrastrukturën specifike portuale.

Turqia dhe OKB do të ndihmojnë në koordinimin e eksporteve dhe monitorimin e ngarkesave për të siguruar që anijet të mos kontrabandojnë armë në zonën e luftës.

Me zbatimin e plotë të marrëveshjes, Griffiths vlerësoi se eksportet nga portet ukrainase do të arrinin gradualisht nivelet e 5 milionë tonëve në muaj, afërsisht sa ishin përpara fillimit të pushtimit rus.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy