
Huawei ka lançuar në tregun britanik smartfonin e parë që adaptohet me rrjetet e reja celulare 5G, të cilat janë në fazën e zhvillimit në shumë vende të botës.
Kompania kineze, e cila kundërshtohet ashpër nga Shtetet e Bashkuara lidhur me rrjetet 5G, ka prezantuar në Londër Mate 20 X 5G.
Smartfoni i ri do të konkurrojë pajisjet si Samsung Galaxy 10 5G, Reno 5G e Oppo dhe OnePlus 7 Pro 5G, ndërsa një iPhone Apple 5G pritet të lançohet në vitin 2020.
I lançuar tashmë në Zvicër dhe së shpejti edhe në Itali, smartfoni më i fundit i Huaëei-t ka një ekran shumë të madh prej 7.2 inç dhe tre kamera në pjesën e pasme.
Pajisja ka të integruar një porcesor Kirin 980, i prodhuar në Kinë nga vetë Huawei si dhe një çip Balong 5000 për rrjetet 5G. Mate 20 X 5G do të jetë në dispozicion të adhuruesve britanikë të teknologjisë nga qershori, me operatorët Vodafone, O2, EE dhe Tre, për 1 mijë paund.



