
Opozita shqiptare nis organizimin për mosbindje civile kundër qeverisë Rama. Kreu i PD, Lulzim Basha tha se kjo mosbindje do të nisë që këtë javë. Në një dalje për mediat pas tryezës së partive opozitare, Basha tha ky është një vendim unanim i opozitës e cila nis që sonte orgnizimin për të bërë realitet mosbindjen qytetare, duke nisur nga pagesa te taksave të rritura.
"Hapësira e vetme për ti qëndruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë jave, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare. Me refuzimin jo vetëm të takës së rrugës së Kombit, por çdo takse tjetër që ka rritur Rama dhe me të gjitha hapat format, dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike. Ne këtë nuk do ta pranojmë. Ndaj ky është një vendim unanim i opozitës e cila nis që sonte orgnizimin për të bërë realitet mosbindjen qytetare, duke nisur nga pagesa te taksave të rritura. Ne do të ndërthurim të gjitha format e nevojshme të aktivitetit opozitar ashtu siç e gjykojmë të përshtatshme për të arritur qëllimin. Të gjitha format dhe mënyrat. Opozita do të jetë në ballë të çdo organizimi për ta bërë mosbindjen qytetare formën e parezistushme dhe do të rrëzojë këtë bandë në pushtet dhe do ti japë mundësi shqiptarëve për të zgjedhur një qeveri të shumicës, por tani për tani vëmendja jonë është të jemi në krah të njerëzve", tha Basha.
Ndërsa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se mosbindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepi i shqiptarëve. Ajo i ka konsideruar heronjtë e Shqipërisë 23 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit, Kryemadhi tha se gratë deh vajzat shqiptare do të jenë nesër përpara gjykatës.
"Mosbindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepi i shqiptarëve. Mos bindja qytetare është shumë e thjeshtë, t'u heqë litarin që Edi Rama u ka hedhur qytetarëve në qafë dhe që po ua shtrëngon çdo ditë e më shumë. Mos bindje qytetare do të thotë t'i thuash ik Edi Ramës se boll ua more shpirtin këtij populli kaq të vuajtur. Ju bëj thirrje ju gazetarëve të bëheni pjesë e kësaj mos bindje qytetare sepse pagat tuaja të vogla janë si pasojë e vjedhjes që bën Edi Rama. Duke na mbyllur gojën ne, duke ju mbyllur gojën fukarenjve, Edi Rama çdo ditë e më shumë po instalon diktaturën e krimit, të vjedhjes, diktaturën e drogës që shqiptarët çdo ditë e më po e ndjenjë. Ju bëj thirrje që mos ndaloni dhe bëhuni misionar të atyre qytetarëve, të atyre 23 të burgosurve që janë sot heronjtë e Shqipërisë dhe mësim për opozitën", tha Kryemadhi.



