
Edhe pse Sputnik V nuk është certifikuar për përdorim nga EMA, Bashkimi Evropian i ka lejuar diplomatët e tij në Moskë të vaksinohen me vaksinën ruse. Lajmi është bërë i ditur nga Radio Evropa e Lirë, nëpërmjet një e-maili që është dërguar nga një zyrtar i lartë i delegacionit të BE-së në Moskë, më datë 3 shkurt.
Në email thuhet se autoritetet ruse kanë vendosur që të zgjerojnë fushatën e vaksinimit edhe për trupin diplomatik, fushatë e organizuar nga autoritetet e qytetit të Moskës.
Për këtë qëllim, ata po mbledhin të dhënat e stafit të misionit diplomatik apo të anëtarëve të familjeve të tyre dhe mbi 18 persona janë të gatshëm të vaksinohen.
Në email thuhet se “nga selia, ne nuk kemi pranuar asnjë qëndrim vendimtar lidhur me atë nëse ne mund të vaksinohemi me vaksinat që s’janë të aprovuara nga EMA, aty ku ato janë në dispozicion”.
Agjencia Europiane e Ilaçeve ka miratuar deri tani vetëm tri vaksina: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.
Por vaksinimi me Sputnik V mbetet vendim personal.
“Ne jemi udhëzuar se ky është vendim personal, i cilido individ, por nuk është e duhur që të rekomandohet ndonjë vaksinë që nuk është miratuar nga EMA. Prandaj, delegacioni nuk mund të japë një rekomandim, por ua lë në dorë ju që jeni të regjistruar në Moskë, apo anëtari i familjes suaj, nëse do ta bëjë një gjë të tillë”, ndër të tjera thuhet në letër.



