Strehimi i afganëve, Rama: Është detyrimi ynë, gati të presim rreth 3 mijë

Strehimi i afganëve, Rama: Është detyrimi ynë, gati të presim rreth 3 mijë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Foglio”, në lidhje me ardhjen e refugjatëve në Shqipëri dhe më gjerë. Gjatë fjalës së tij ai ka theksuar se, mirëpritja e refugjatëve afganë është një detyrë.

Historia jonë na e imponon këtë gjë. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë”, tha Rama.

Gjatë intervistës Rama, ka shpjeguar vendimin e tij për të hapur dyert për rreth 3000 refugjatë afganë: Është historia jonë që na imponon këtë. Ne e kemi përjetuar luftën dhe se kemi harruar ende.

Veprimi i tij konsiderohet si një manifest kundër atyre evropianëve që ai i përkufizon si "hipokritë" dhe “pa kujtesë’.

Kreu i qeverisë shpjegon me pak fjalë, atë që ai e quan si gjëja më normale në botë, duke qëndruar në krahun e duhur të historisë.

I pyetur nëse a duhet Evropa dhe Italia në veçanti, të marrin shembull nga Shqipëria, Rama shprehet se nuk mund ti japë mësimi askujt, por sipas tij mikpritja është detyrim për ne.

Nuk dua t’i jap mësime askujt, e aq më pak Italisë, me të cilën jam shumë i lidhur. Por unë them se mirëpritja është detyrim për ne. Sepse mbaj mend sesi ka qenë për ne shqiptarët. Mbaj mend luftën, mbaj mend Millosheviçin, refugjatët, vdekjet, torturat. Dikur ne shqiptarët ishim për ju ata që afganët janë ndoshta sot, alienë. Kujtesa do të thotë marrje e përgjegjësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy