
Etimiologu Agron Dalipaj, i ftuar në emisionin “Bilardo në MCN”, foli edhe lidhur me peticionin e studiuesve, akademikë, gjuhëtarë e qytetarë që shprehin shqetësimin për deformimin e fakteve shkencore rreth gjuhës shqipe nga persona të caktuar që ftohen në disa prej mediave në vend.
Pse ndodh tani peticioni. Ka një arsye shumë të rëndësishme, sepse kjo që kam bërë unë, kam bërë protesta për identitetin dhe etnicitetin e gjuhës shqipe, këto tani interferojnë më studime në revistën amerikane “Sines” e cila e sjell shqipen 6 mijë vjet të folur pandërprerë, nuk ka gjuhë tjetër që flitet pandërprere 2 mijë vjet, shqipen e nxjerrin 6 mijë por të folur aq.
Ndërkohë Universitetin gjerman të Lajpcigut e nxjerr shqipen si gjuhën e parë të shkëputur nga qendra e gjuhëve indoevropiane,.
Grupi tjetër dukje qenë së këto dy vende e nxjerrin gjuhën si gjuha më e vjetër e gjallë dhe e folur, kjo bie në interferencë edhe në studimet e mia ku unë pretendoj më shumë sesa thotë gjermanet dhe amerikanët sepse kështu rezultojnë studimet mia.
Dalipaj ngre tezen se gjuha shqipe është qendra e gjuhëve indoevropiane teksa gjuhët e tjera janë plagjiaturë gjuhësore e shqipes.
Unë mund të vërtetoj se shqipja nuk është gjuha e parë e shkëputur nga Qendra e gjuhëve indoevropiane, shqipja është vet qendra e gjuhëve indoevropiane, sepse origjina e gjuhëve të gjitha gjuhët e tjera përveç shqipes janë plagjiatura gjuhësore të gjuhës shqipe. Kjo është një tezë shumë e fortë.



