Presidenti i Çadit vritet në fushën e betejës pak orë pasi mori një mandat të ri

Presidenti i Çadit vritet në fushën e betejës pak orë pasi mori një mandat të ri

Presidenti i Çadit, Idriss Deby Itno, ka vdekur në fushën e betejës pas tre dekadash në pushtet, njoftoi sot ushtria përmes televizionit shtetëror. Njoftimi erdhi vetëm pak orë pasi zyrtarët zgjedhorë e kishin deklaruar Deby, 68 vjeç, fitues të zgjedhjeve presidenciale të 11 prillit, duke i hapur rrugën që ai të qëndronte në pushtet edhe për gjashtë vjet të tjera.

Deby "sapo dha frymën e tij të fundit duke mbrojtur kombin sovran në fushën e betejës" gjatë fundjavës, tha zëdhënësi i ushtrisë, gjeneral Azem Bermandoa Agouna, në një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror.

Fushata e Deby tha të hënën se ai ishte drejtuar për në vijat e frontit për t'u bashkuar me trupat që luftonin me "terroristët".

Nuk dihet pse presidenti e ka vizituar zonën e luftimeve.

Rebelët e vendosur përtej kufirit verior në Libi sulmuan një postë kufitare në ditën e zgjedhjeve dhe pastaj përparuan qindra kilometra në jug përtej shkretëtirës.

Një nga udhëheqësit më aftë të Afrikës

Deby erdhi në pushtet pas një rebelimi në 1990 dhe është një nga udhëheqësit më të gjatë në Afrikë.

Megjithëse qeveriste Çadin me grusht të hekurt, ai ishte aleat me peshë në fushatën anti-xhihadiste të Perëndimit në rajonin e trazuar të Sahelit.

Ushtria tha se një këshill ushtarak i udhëhequr nga djali 37-vjeçar i presidentit të ndjerë Mahamat Idriss Deby Itno, do të kryejë funksionet e presidentit.

Të hënën, ushtria njoftoi një "fitore të madhe" në betejën e saj kundër rebelëve nga Libia fqinje, duke thënë se kishte vrarë 300 luftëtarë, me humbjen e pesë ushtarëve në radhët e saj gjatë tetë ditëve të luftimeve. / France 24 / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy