Lame: Meta të mos shqetësohet sot për mosregjistrimin e Presidencës, por ta kishte kryer kur ia kërkuam. Kadastra ka nevojë për mirëkuptim politik

Lame: Meta të mos shqetësohet sot për mosregjistrimin e Presidencës, por ta kishte kryer kur ia kërkuam. Kadastra ka nevojë për mirëkuptim politik

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat në të cilën ka prezantuar arritjet e këtij institucioni në 1 vit.

Lame bëri me dije se gjatës vitit që janë pas janë lëshuar 250 mijë certifikata pronësie dhe janë kryer 113 mijë rivlerësime. Po ashtu ai tha se ndër vite janë kryer 244 mijë legalizime, ku 20 mijë janë mbyllur në 2022.

Gjatë kësaj konference Artan Lame iu përgjigj ndër të tjera dhe deklaratave të kreut të PL, gjatë protestës së 11 shkurtit.

Zoti Meta të mos shqetësohet sot për mosregjistrimin e Presidencës, por ta kishte kryer kur ja kërkuam ta bënte kur ishte ai president.

Lame tha më tej se Kadastra ka nevojë për mirëkuptim politik pasi çdo premtim në erë për përfitime elektorale i çorodit njerëzit.

I ndalur dhe tek procesi i dixhitalizimit, Lame u shpreh se  dixhitalizimi shihet si i vetmi shpëtim për shërbime të shpejta dhe të sakta.

Kazani i objekteve për legalizim të gjetur në vitin 2013, tashmë është zbrazur me kohë e vakt. Ne po zbrazim tani edhe kazanin e mbushur sërish midis viteve 2014-2020. Dixhitalizimi i arkivave e bën të panevojshme djegien e tyre për të zhdukur provat, siç ndodhte në vitin 1997.

 Kadastra ka nevojë për mirëkuptim politik, pasi çdo premtim në erë për përfitim elektoral, thjesht çorodit njerëzit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy