Referendumi rus në Ukrainë, ushtarët shkojnë derë më derë për të marrë votat

Referendumi rus në Ukrainë, ushtarët shkojnë derë më derë për të marrë votat

Ukrainasit kanë raportuar se ushtarë të armatosur shkojnë derë më derë në pjesët e pushtuara të vendit për të mbledhur vota për referendumin e vetëshpallur nga pushtuesit për bashkimin me Rusinë.

“Duhet të përgjigjeni verbalisht dhe ushtari e shënon përgjigjen në fletë dhe e mban atë”, tha një grua në Enerhodar.

Në Kherson jugor, gardistët rusë qëndruan me një kuti votimi në mes të qytetit për të mbledhur votat e njerëzve. Media shtetërore ruse thotë se votimi derë më derë është për siguri.

Votimi personalisht do të zhvillohet ekskluzivisht më 27 shtator”, raportoi Tass. Në ditët e tjera votimi do të organizohet në komunitete dhe në mënyrë derë më derë.

Një grua në Melitopol tha për BBC se dy “bashkëpunëtorë” vendas mbërritën me dy ushtarë rusë në banesën e prindërve të saj, për t’u dhënë atyre një fletë votimi për ta nënshkruar.

Megjithëse provat janë anekdotike, prania e njerëzve të armatosur që kryejnë votimin bie ndesh me këmbënguljen e Moskës se ky është një proces i lirë ose i drejtë.

Ekspertët thonë se referendumet, që do të zhvillohen gjatë pesë ditëve, do t’i lejojnë Rusisë të pretendojë, në mënyrë të paligjshme katër rajone të okupuara ose pjesërisht të okupuara të Ukrainës si të tyret. Me fjalë të tjera, një votim i rremë për aneksimin, shtatë muaj pas pushtimit të Rusisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy