
Kanadaja është zotuar se do të sigurojë më shumë naftë, gaz dhe uranium për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale të energjisë.
Çmimet janë rritur si rezultat i shtrëngimit të furnizimeve ruse në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.
Ministri i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Jonathan Wilkinson tha se shumë vende janë zotuar të ndihmojnë sa më shumë që të munden në këtë drejtim.
Prodhuesi i katërt më i madh i naftës në botë është zotuar të eksportojë 200 000 fuçi naftë shtesë.



